Këtë të enjte në Apelin e GJKKO-s, pritet të shpallet vendimi për dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë kundër masës arrest shtëpie, si edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i dosjes së tij. Gjatë seancës të së mërkurës, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi që ta shtyjë shpalljen e vendimit për ish-kryeministrin. Olldashi është e njëjta gjyqtare, e cila nxorri nga qelia dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, pas një muaji në burg.