Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e radhës së Klodian Rrjepaj për shuarje të masës së sigurisë. Në seancën e zhvilluar këtë të premte, Apeli vendosi të rrëzojë kërkesën e ish zv ministrit të shëndetësisë, duke e lënë këtë të fundit në qeli. Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit Florjan Kalaja, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Më herët e njëjta kërkesë e Rrjepaj është rrëzuar edhe nga shkalla e tretë e gjyqsorit.