Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj, për të lënë qelinë. Kryebashkiaku kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie pasurore, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga ana e gjyqtares Nertila Kosova. Gjyqi nisi rreth orës 11:00 dhe zgjati rreth katër orë e gjysmë, ndërsa ishte I pranishëm dhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Avokatja e tij mbrojtëse e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku tha se vendimin do ta ankimojnë.