Belind Këlliçi ka bërë një apel të fundit ndaj zgjedhësve, që të dalin të shprehin vullnetin e tyre me votë, në dy orët e fundit të procesit. Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” përsëriti apelin për të marrë pjesë dhe votuar ndryshimin për 4 vitet e ardhshme.