Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe sigurisë në Bashkimin Europian, Josep Borrell ka bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen me ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke folur në konferencën pas takimit, kryediplomati europian ngriti alarmi për pozicionin e shteteve të Ballkanit Perëndimor pas agresionit rus në Ukrainë.