Top News – Apeli i ambasadorit amerikan/ Kosnett: Qeveria të krijohet shpejt dhe me efikasitet
18/02/2021 20:18

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u bëri thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë “shpejt dhe me efikasitet”. “Nuk ka kohë për vonesa kur Qeveria e re përballet me kaq shumë sfida”, tha Kosnett, teksa foli në ceremoninë inauguruese të induksionit gjyqësor të Akademisë së Drejtësisë, të enjten në Prishtinë. Kosnett tha se “nuk ka asnjë sfidë më urgjente dhe më të rëndësishme” sesa luftimi i pandemisë së koronavirusit. Ai tha se qytetarët duhet të mbeten të kujdesshëm dhe vigjilentë, por shtoi se, “për fat të keq, një shkallë e tillë kujdesi nuk është vërejtur nga politikanët dhe qytetarët e Kosovës, në javët përpara zgjedhjeve” të 14 shkurtit. Gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, në shumë tubime janë vërejtur njerëz që nuk kanë veshur maska dhe nuk e kanë respektuar distancën sociale - masa këto të kërkuara për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. Në vend të dytë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës dhe në të tretin Lidhja Demokratike e Kosovës. Kosnett ka takuar të martën udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin, siç ka thënë, ka diskutuar “rrugën përpara të Kosovës”. Ambasadori amerikan, më herët, i ka uruar qytetarët e Kosovës për demonstrim të “përkushtimit ndaj demokracisë” në ditën e zgjedhjeve. Të enjten, Kosnett tha se sikurse zgjedhjet, edhe gjyqësori i pavarur është një shtyllë kryesore e demokracisë. “Një gjyqësor i pavarur, një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik, është thelbësor për të mbështetur sundimin e ligjit”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë. “Qytetarët e Kosovës meritojnë një Qeveri efektive, që e përmbush mandatin e saj të plotë”, theksoi ai.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08