Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos konfiskimin e pasurive të Arben Kaçorrit dhe të afërmve të tij. Kaçorri është vëllai i Valentino Kaçorrit, kunati i Ervis Martinajt. Të konfiskuara kanë përfunduar prona të llojit apartamente, garazhe, godina tregtare dhe toka në Tiranë, Rrëshen e deri në Dhërmi me vlerë disa milionë euro. Në 2020, Arben dhe Valentino Kaçorri ishin subjekt i operacionit Forca e Ligjit. Pas dërgimit të formularëve për vetëdeklarimin e pasurive, policia referoi në SPAK dosjen në ngarkim të tyre, nën dyshimet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.