Sali Berisha premton se nëse do të fitojë zgjedhjet e 11 majit nuk do të njohë tenderin e hapur nga qeveria aktuale për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Kreu i Partisë Demokratike tha se gara me kosto 400 milionë euro për fazën e parë është paracaktuar dhe u bëri thirrje kompanive ndërkombëtare që të mos bëhen bashkëpunëtore, siç tha ai, në krimin më të madh financiar.