Takimi kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç është anuluar në momentin e fundit. Dy lidërët do të takoheshin të martën por presidenti Vucic është tërhequr nga bisedimet e nivelit të lartë vetëm disa orë përpara dialogut në Bruksel. Lajmi konfirmohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha gjatë një deklarate në Komisionin për Integrim Evropian se Serbia tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut. Ai thotë se takimi ka dështuar sepse shkak se presidenti serb i ka dhënë përparësi takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, i cili pritet të vizitojë Serbinë të martën.