Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës do të përsëriten, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që vendosi të rrëzojë zgjedhjet në këtë bashki. Ky vendim që I heq në këtë mënyrë mandatin socialistit Edison Memollaj vjen pasi Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kishte kundërshtuar rezultatin e certifikuar nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.