Një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që do të mbahej këtë vit në Serbi është kërcënuar përmes një letre, vetëm një ditë pasi autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e këtij festivali. Përmes një postimi në rrjetin social X, organizatorja thotë se letra kërcënuese në të cilën shkruhej se “situata në botë po ndryshon dhe kohë të tjera po vijnë” u shoqërua edhe me një kuti, brenda së cilës ishte vendosur koka e prerë e një derri.