Nënkryetares së bashkisë, Anuela Ristanit i delegohen kompetencat e Erion Veliajt, pas arrestimit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Kryeministri Edi Rama zhvilloi dy mbledhje në ambjentet e bashkisë së Tiranës, në përfundim të të cilave u vendos se Ristanit do i delegohen përkohësisht funksionet e Veliajt.