Siguria ushqimore në vend është cënuar seriozisht nga një skemë e madhe abuzimi në rrjetin e farmacive veterinare në vend. Në dokumentarin “Antibiotikët e Kafshëve”, emisioni Top Story zbuloi fakte tronditëse se si fermerëve u ofrohen madikamente të falsifikuara me përmbajtje kancerogjene. Investigimi duket se ka vënë në lëvizje Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila përmes një deklarate në faqen zyrtare konfirmoi nisjen e verifikimeve konkrete.