“Komisioni Evropian po shqyrton tre opsione kryesore për politikën e ardhshme të zgjerimit”, ka konfirmuar gjatë një interviste për Politico, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Sipas saj, BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen. Diplomatja u kërkoi shteteve anëtare të BE-së që nuk mbështesin idetë e Komisionit për zgjerim të propozojnë planet e tyre.