Në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në portin e Sarandës ka mbërritur anija turistike “Seabourn Encore”, me 570 turistë në bord. Anija vjen nga Galipoli i Italisë për një ndalesë njëditore në qytetin bregdetar dhe do të qëndrojë deri në orën 19:00, e më pas do të vazhdojë itinerarin drejt Zakinthos në Greqi. Anija ka një kapacitet prej rreth 600 pasagjerësh dhe ndalesa e saj në Sarandë është pjesë e një serie itinerarësh mesdhetarë.