Tre anije italiane janë ankoruar në Portin e Durrësit, duke dhënë një mesazh të fuqishëm bashkëpunimi dhe solidariteti mes Shqipërisë dhe Italisë. Ceremonia zyrtare, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori italian Marco Alberti, u zhvillua në bordin e anijes historike “Amerigo Vespucci”, një nga anijet më të bukura në botë, e njohur për velat e saj tradicionale. Kjo anij, e ndërtuar në vitin 1931, është një simbol i trashëgimisë dhe profesionalizmit detar italian.