Sezoni turistik është në kulmin e vet dhe mendimi i të gjithëve janë pushimet në bregdet apo kudo tjetër. Por cilat janë mundësitë reale që kanë shqiptarët për të pushuar këtë verë. IDRApoll.com ka realizuar një sondazh online për pushime e verës ku morën pjesë 875 persona. Sipas të dhënave rreth 49% e qytetarëve shqiptarë po planifikojnë pushimet verore ose i kanë kryer ato tashmë. Në këtë grupim përfshihen ata qytetarëmëndojë t’I kalojnë pushimet në Shqipëri dhe janë rreth 37% e të anketuarve, ndërsa vetëm 5 % mendojnë të ikin me pushime jashtë, ndërsa 6 përqind i kombinojnë pushimet, duke kaluar një pjesë të ture breda dhe pjesën tjetër jashtë.