Një tjetër çështje është shtuar në dyert e SPAK dhe kjo ka ardhur nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, të cilët kanët kanë bërë një kallëzim alarmues për nga përmbajtja dhe numri i qytetarëve të vendit tonë që përfshin ky mega-skandal. Bëhet fjalë për një prej veprimtarive kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit, filluar në vitin 2016, që nëse nuk ndalet sot, do përhapet me shpejtësi gangrenizimi të pashërueshme në gjithë shoqërinë shqiptare, thuhet në deklaratë. Pasojat e kësaj veprimtarie prekin një pjesë të mirë të popullatës në të gjithë vendin”, shtohet në kallëzim.