Mungesa e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk siguroi as këtë të enjte një seancë të qetë për socialistët. Këtë herë protagonistë u bënë deputetët Agron Shehaj dhe Flutura Açka. Dy deputetët e opozitës ngritën dyshime se qeveria po pengon Prokurorinë e Durrësit që të hetojë kontejnerët e dyshuar toksikë në brigjet e Durrësit.