Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Durrësit ka miratuar 33 masa sigurie ndaj zyrtarëve, ish zyrtarëve dhe biznesmenëve të akuzuar si të përfshirë në transportin e materialeve helmuese të kompanisë Kurum. 26 masa sigurie janë arrest me burg, ndërsa për shtatë persona është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie. Mes këtyre të fundit ka edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Masa e arrestit në shtëpi është caktuar ndaj ish drejtores se kësaj agjencie, Arta Dollani, si dhe ndaj drejtores se komanduar, Marjeta Përlala. Mes të arrestuarve me masën e arrestit me burg janë edhe pesë doganierë.