Përgatitjet kanë nisur për shpëtimin e anijes së mallrave të mbushur me makina elektrike që u përfshi nga flakët pranë brigjeve holandeze, thanë zyrtarët, në një operacion që ka si qëllim të evitojë një katastrofë ekologjike. Një makinë elektrike dyshohet se është fajtore për shpërthimin e zjarrit dhe zyrtarët thanë më herët se rreth 500 mjete të tilla ndodheshin në bord, shumë më tepër nga sa ishte raportuar fillimisht.