Rusia tha të hënën se skuadrat e emergjëncës kanë shuar zjarrin në një anije akullthyese bërthamore, të erës sovjetike ndërsa kompania shtetërore që ka në pronësi anijen tha se nuk kishte patur viktima e të lënduar dhe as një kërcënim për sigurinë e reaktorit. Zjarri shpërtheu të dielën në një prej kabinave të anijes sovjetike Sevmorput, që është aktualisht e ankoruar në qytetin verior të rusisë, Murmansk, tha ministria e emergjencave. Zjarri që në kulmin e tij mbuloi një zonë prej rreth 30 metrash katror, u vu nën kontroll dhe nuk ka të lënduar – tha ministria.