Një anije e ushtrisë amerikane që mban pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Gazë është nisur drejt enklavës palestineze, tre ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bëri publike planet për të rritur dërgesat e ndihmave përmes detit në Gaza, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë. Hapja e korridorit detar, së bashku me hedhjen e ndihmave nga ajri nga SHBA-ja, Jordania dhe të tjerët, tregojnë alarmin në rritje lidhur me krizën humanitare në Gazë dhe po ashtu paraqet një shmangie nga kontrollet tokësore që Izraeli u bën dërgesave të ndihmës. Izraeli ka mirëpritur dërgesat detare por tha se do të inspektojë anijet me dërgesa të nisura drejt Gazës në një zonë afër Qipros.