22-vjeçari shqiptar i cili u arrestua brenda një shtëpie bari në Angli është dënuar nga gjykata me 1 vit burg. Eridon Hasanpapaj u arrestua teksa kujdesej për bimët e kanabisit, të cilat kapnin një vlerë rreth 50 mijë euro. Kur policia bastisi “shtëpinë e barit” gjeti dy dhoma gjumi në katin e sipërm të ndërtesës të pajisura me ndriçim, ventilatorë dhe kohëmatës, ndërsa sahati i energjisë elektrike ishte hequr duke e vjedhur energjinë elektrike. Hasanpapaj u gjet i vetëm në banesë gjatë kontrollit të policisë.