Kur kanë kaluar 6 ditë nga vrasja e regjistruar në Vaun e Dejës, nuk ka asnjë gjurmë nga autori Alfons Palushani. Ky I fundit ekzekutoi me kallashnikov fqinjin e tij Agron Metushi në afërsi të një lokali, ndërsa më pas u arratis. Pavarësisht kërkimeve dhe konfiskimit të kamerave të sigurisë në zonë të ndryshme nga policia, nuk ka asnjë të re rreth autorit.