Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesat e anëtarëve të grupit kriminal të vëllezërve Çopja duke lënë në fuqi masat e sigurisë që u miratuan nga Shkalla e Parë. Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë 2”, që zbuloi dhe aktivitetin e dyshuar kriminal të organizatës së drejtuar nga Franc e Hajdar Çopja nga Elbasani kundërshtuan masat e sigurisë, mes të cilëve bënin pjesë edhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu që ndodhet në arrest shtëpie.