Viti 2030 duhet të vendoset si afat kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshme për zgjerim. Kështu u shpreh presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni ku në panelin e liderëve ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama së bashku me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor.