Drejt Shqipërisë udhëtoi presidenti i këshillit europian, Antonio Costa, për të bashkërenduar me kryeministrin Edi Rama punimet e samitit të komunitetit politik europian më 16 maj. Vizita e tij pak ditë pas parlamentareve të 11 majit, nuk mund të mos shoqërohej me një koment për zgjedhjen që qytetarët shqiptarë bënë në kutitë e votimit.