Kryeministri Edi Rama ka vendosur 2027 si afat për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe vitin 2030 si afat për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në union. Objektivi i vendosur nga Rama, që ishte edhe kryefjala e fushatës së tij për zgjedhjet e 11 majit është konsideruar si tepër optimist nga disa. Por, Rama duket se nuk është më optimisti në realizimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.