Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar ndihmën e shteteve të bashkuara të amerikës për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Këtë kërksesë Osmani e bëri gjatë takimit në Prishtinë me senatorin amerikan, Jack Reed, ku tha se SHBA nuk ka aleate dhe mike më të madhe në rajon sesa Kosovën.