“Një kampion që vrapon e thyen rekord, nuk i thuhet ndalë vrapin”. Kështu ka deklaruar drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësia 9, gjatë fushatës së anëtarësimeve të reja në parti. Veliaj theksiu se është shumë e rëndësishme që anëtarët e rinj të dinë se Partia Socialiste është si një familje e madhe, që është e bashkuar prej pasionit.