Kosova i ka kërkuar shteteve të bashkuara të amerikës të ngrejë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojë integrimin e saj në NATO pas sulmit të rusisë mbi Ukrainë, tha ministri i mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj. SHBA ka aktualisht 635 ushtarë në vendin ballkanik për të ruajtur paqen në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.