Tirana ka pritur samitin e “Growth Plan Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës. Ai tha se Brukseli nuk duhet ta shohë integrimin e vendeve të rajonit tonë si ‘lëmoshë’, por si vlerë.