Emri i Carlo Ancelottit vazhdon të lakohet në media teksa cdo ditë flitet për të ardhmen e tij. Trajneri italian është pyetur sërish nëse do të qëndrojë apo jo në pankinën e Realit të Madridit edhe për sezonin e ardhshëm dhe 65 vjecari e dha përgjigjen e tij ‘Të qëndroj këtu vitin tjetër për të marrë revanshin? Nuk duhet të marr revanshin ndaj askujt dhe askënd-tha Ancelotti në një konferencë për shtyp-e dua këtë pankinë, shpresoj të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur dhe nëse një ditë kjo aventurë do të mbyllet, do të jem mirënjohës dhe do të heq kapelen përballë kësaj skuadre, asgjë më shumë’