Edhe pse zgjedhjet i konsideron farsë elektorale, Sali Berisha tashmë nuk do të qëndrojë më sy mbyllur para atyre demokratëve që shkuan me pushime gjatë fushatës apo të tjerëve që punuan për Partinë Socialiste. Analiza e brendshme partiake sapo ka filluar. “Mbaruan zgjedhjet, pati nga ata që kishin marrë rrogën si deputet të PD, të tjerë anëtarë kryesie që shkuan u punësuan, u bënë drejtorë, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit. Pati edhe të tjerë që gjatë fushatës elektorale nuk kanë punuar asnjë ditë, pati të tjerë që shkuan me pushime, apo që punuan për PS”