Pas prezantimit të vendimiet për t’u shpërndarë pensionistëve nga 5000 lekë shpërblim dhe planit për rritjen e pagave në disa sektorë publikë, kryeminsitri Edi Rama përfundoi nën shënjestrën e opozitës. Këta të fundit e akuzuan se kur jemi pak më tepër se një muaj larg zgjedhjeve të 14 majit, po shpërndan para për të ndikuar në procesin e votimit në vend. Megjithatë Ramna reagoi menjëherë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku sqaroi nëpërmjet ligjit, se ndalimi i rritjes së pagave 4 muaj para votimeve, vlen vetëm kur bëhen zgjedhje politike dhe në periudhën para krijimit të qeverisë së re.