Si çdo vit, kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave kanë kryer homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për 4 të vrarët 12 vite më parë. Më pas Rama zhvilloi një takim me ta në kryeministri. Pas takimit, Ana Veizi, vajza e një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit bëri thirrje për drejtësi. Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka qenë gjithmonë me ta dhe i ka mbështetur.