Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë Angjelo Breshani, me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” Durrës. Sipas AMP, punonjësi akuzohet për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestimi i tij ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, rrethi orës 05:40, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale. AMP njofton se, Angjelo Breshanit I është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi I policisë ka refuzuar. Në këto kushte, AMP njofton se i është marrë monstër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.