Seanca e rradhës plenare është shoqëruar me replika të ashpra për sa i përket votimit të ligjit për Amnistinë Penale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi pas fjalës së deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj. Ministri hodhi poshtë akuzat se nga Amnistia Penale do përfitojnë të korruptuarit e GJKKO-së.