Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka treguar dy kushtet e tyre, në mënyrë që vota e tyre të shkojë pro amnistisë penale. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se votat e PD-së do të shkojnë për versionin e parë ku nuk favorizohen të dënuarit nga GJKKO, por favorizohen protestuesit. E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO.