Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron amnistinë fiskale si një projekt kriminal që synon pastrimin e parave si dhe fuqizimin e organizatave kriminale dhe mafies shqiptare në rajon, në Europë dhe në botë. Nëpërmjet një deklarate nga selia blu, kryedemokrati kërkoi nga ligjvënësit të mos e votojnë, teksa nuk munguan paralajmërimet.