Partia Demokratike zyrtare nuk do të marrë pjesë në Kuvend kur të votohet projektligji për amnistinë penale. Arsyeit i dha Lulzim Basha gjatë një konference të mabjtur këtë të mërkurë. "Në Komisionin e Ligjeve u miratua të martën projektligji i amnistisë penale, ku PS ndryshoi qëndrim mbi propozimin fillestar për të mos amnistuar të dënuarit për korrupsion nga ana e Gjykatës së Posaçme dhe pranoi një amendim të deputetit të Rithemelimit, Bledjon Nallbati që i siguron edhe kësaj kategorie përfitimin nga falja."