Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaori se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të mbërrijnë përfaqësues amerikanë dhe ndërkombëtarë, me misionoin që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje urgjente për normalizimin e marrëdhënieve. Ai ka deklaruar se bisedimet do të jenë tejet të vështira sepse i frikësohet "papërgjegjshmërisë" së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.