Uashingtoni qëndron në krah të Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të drogës. Selia diplomatike amerikane në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA-ve kundër narkotikëve është aktive, teksa fton qytetarët që kanë informacione në lidhje me trafikimin e drogës apo pastrimin e parave të ardhura nga aktiviteti kriminal i narkotikëve, të kontribuojnë duke ndarë informacionet të cilat do të mbahen reptësisht konfidenciale.