“Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës”, ka qenë reagimi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurori. Sipas Odës Amerikane, respektimi i kornizës ligjore është parakusht themelor për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik.