Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur shqetësime në lidhje me avaritë e sistemit e-Albania dhe i lidh problematikat e shfaqura në ofrimin e shërbimeve qeveritare online me procedurat e tenderimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Përmes një deklarate publike, Dhoma thotë anëtarë të saj, që janë edhe biznese të certifikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatim standardish të larta sigurie në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e platformave qeveritare online, çuditërisht janë përjashtuar nga procedurat e tenderimit në Shqipëri për mospërmbushje kriteresh.