Operimi i katër aeroporteve në Tiranë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër është ambicia e qeverisë shqiptare. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nga konferenca për investimet dhe zhvillimin ekonomik të Europës e Shqipërisë. Në fjalën e saj, Balluku vlerësoi se turizmi tashmë është shndërruar në një industri të rëndësishme, teksa projeksionet tregojnë për më shumë se 14 milionë turistë për vitin 2024.