Pas nisjes së sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën, ka reaguar edhe ambasadori ukrainas në Tiranë. Nëpërmjet një deklarate për mediet Volodymyr Shkurov. Ambasadori bëri një paraqitje të situatës aktuale, ku u shpreh se janë me dhjetëra viktima civile përfshirë rreth 50 ushtarakë, por shifrat ndryshojnë nga momenti në moment si pasojë e sulmeve të vazhdueshme.