Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi pak kohë më parë emrat e ambasadorëve të rinj në selitë diplomatike shqiptare me propozim të ministrisë së jashtme. I vetmi propozim që ka mbetur ende pezull dhe nuk ka marrë miratimin e presidentit të republikës, është ai i Qirjako Qirkos, kandidat për ambasador në Hungari.