Rama propozoi që drejt selisë diplomatike shqiptare në Prishtinë të niset aktori dhe ish kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Petrit Malaj. Deputetët e komistionit të jashtëm, e mirëpritën kandidaturën e Malajt për të pasuar në detyrë në Kosovë Qemal Minxhozin, teksa nuk lanë pa evidentuar rolin e domosdoshëm diplomatik në harmonizimin e politikave mes Shqipërisë dhe Kosovës.